• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ “Kam njohje në ministrie e në ambasada”, gruaja mashtroi 17 persona, u rropi lekët

admin by admin
5 March, 2017
in Kronika
0
DOSJA/ “Kam njohje në ministrie e në ambasada”, gruaja mashtroi 17 persona, u rropi lekët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 17 veta në Tiranë kanë rënë pre e premtimeve të gënjeshtërta të një 42-vjeçareje për punësim në Ministrinë e Arsimit e të Mjedisit, apo për viza angleze, raporton “Panorama”.
Duke pretenduar se kishte njohje me zyrtarë të lartë në ministri dhe lidhje me persona që nxirrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u ka marrë atyre para. Sipas Gjykatës së Apelit Tiranë, këto shuma varionin nga 40 mijë lekë personi për punësimin në ministri, deri në 3150 euro për vizën angleze.
Megjithëse kanë dhënë paratë, asnjëri prej tyre nuk ka marrë shërbimin e kërkuar. Më 17 shkurt 2017, Apeli i ka dhënë formë të prerë vendimit të Shkallës së Parë, që ka deklaruar fajtore për akuzën e “mashtrimit”, në dëm të disa personave të të pandehurës Mirela Laçi.
Sipas Apelit, përmes veprimeve të saj e pandehura Mirela Laçi ka konsumuar plotësisht akuzën, pasi me anë të gënjeshtrës ka vënë në dorë pasurinë e disa shtetasve, duke paraqitur tek ata rrethana të rreme.
Në vijim, Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Astrit Haxhialushi e gjente të drejtë dënimin e të pandehurës me 3 vjet heqje lirie. Apeli nuk pranoi kërkesën e paraqitur nga e pandehura për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg, për pjesën e pavuajtur të dënimit. Sipas Apelit, e pandehura rezulton të jetë dënuar për të njëjtën vepër penale edhe në vitin 2009.
“E pandehura ka një rrezikshmëri të theksuar shoqërore, fakti që edhe pse ka qenë e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, ajo me të njëjtën mënyrë dhe formë e ka rikryer atë vepër, tregon për pandreqshmërinë e të pandehurës”, arsyetonte Apeli. Nga kallëzimet e bëra ndaj Laçit, më e dëmtuar nga gjithë historia ka qenë një prej grave të mashtruara, e cila ka “ndërmjetësuar” të pandehurën me disa prej të mashtruarve të tjerë. Ajo është detyruar të shesë shtëpinë për t’u shlyer atyre paratë që i dhanë 42- vjeçares. Në vijim zbardhen episodet e mashtrimeve të kryera nga e pandehura Laçi, referuar vendimit të Apelit, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”.

Mashtrimi me borxhin
Në datë 22 gusht 2014, shtetasja Mimoza M. ka bërë kallëzim në DPQ Tiranë. Sipas kallëzueses, ajo është njohur me shtetasen Mirela Laçi nëpërmjet një shoqes së saj, e cila quhet N. Gj. Disa ditë pas njohjes, N. i ka thënë kallëzueses se Mirela kishte një hall dhe i duheshin 50000 lekë për 10 ditë. Mimoza ka thënë se nuk kishte para, por do t’ia merrte vëllait të saj dhe kështu ka vepruar.
Pasi ka marre paratë nga vëllai, Mimoza ia ka dhënë ato Mirela Laçit në prani të shtetases N. Gj., Mirela, pasi ka marrë paratë, i ka thënë Mimozës se do t’ia kthente për dhjetë ditë, si dhe do t’i jepte edhe 5000 lekë të reja më shumë. Pas kalimit të afatit, Mirela nuk i ka kthyer paratë.
Mimoza ka biseduar me N. dhe i ka treguar se Mirela nuk i kishte kthyer paratë. N. ka komunikuar dhe ka debatuar me Mirelën për këtë fakt. Sipas kallëzueses N. dhe Mirela nuk flasin më për këtë shkak. Për të shlyer borxhin që i kishte marrë vëllait, Mimoza është detyruar të marrë para borxh tek daja i saj dhe ia ka shlyer borxhin vëllait. Mimoza ka komunikuar me Mirelën, duke i kërkuar paratë dhe Mirela i ka premtuar se do ta zgjidhte shpejt këtë.

Mashtrimi me ministrinë
Ato janë takuar pas disa ditësh dhe Mirela i ka thënë Mimozës nëse kishte mundësi të gjente disa gra, të cilat do të punonin si punëtore në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Mjedisit. Mirela i ka thënë gjithashtu se gratë punëkërkuese duhej të kishin secila certifikata personale, fotokopje të viteve të punës, si dhe 40000 lekë, të mbyllura në një zarf, ku të shkruheshin emrat e tyre.
Mirela i kishte thënë gjithashtu Mimozës se këta njerëz në punë i rregullonte shtetasi Jeton Sh., i cili ishte inspektor në Ministrinë e Arsimit. Mimoza kishte gjetur dhjetë gra, u kishte mbledhur atyre dokumentet dhe paratë, si dhe i kishte dorëzuar Mirelës dhjetë zarfe, brenda të cilëve ishin dokumentet përkatëse, si dhe nga 40000 lekë në çdo zarf. Mirela, pasi ka marrë zarfet me paratë, i ka thënë Mimozës se pas dhjetë ditësh gratë do të fillonin punë.

“Do punë si mwsuese?”
Mirela i ka lënë takim Mimozës dhe janë takuar tek lulishte “1 Maji”, ku ka qenë prezent dhe një burrë rreth 55 vjeç, i cili është prezantuar si shefi i kuadrit të Ministrisë së Arsimit. Ky i fundit i ka thëne Mimozës se dokumentet dhe paratë janë në kasafortë në ministri dhe se ato që i kishte thënë Mirela do të realizoheshin.
Gjithashtu, personi i kishte thënë Mirelës se ishte në prag të pensionit dhe mund ta rregullonte që të fuste ndonjë person mësues, kundrejt një shpërblimi të vogël, 50000 lekë. Pas takimit Mimoza ka takuar një të njohurin e saj, të quajtur F.H. dhe i ka thënë për personin që mund të rregullonte punë si mësues. Më pas F.H. është takuar me Mirelën dhe kanë biseduar. Mimoza e ka takuar përsëri Mirelën dhe kjo e fundit i ka thënë se gjërat ishin duke u rregulluar.

Takimi me zyrtarin
Meqenëse nuk po realizohej gjë, Mimoza ka shkuar te Ministria e Arsimit dhe ka kërkuar të takonte inspektorin Jeton Sh. Ka dalë shtetasi Jeton Sh., dhe e ka pyetur se përse e kërkonte. Mimoza i ka thënë se ishte shoqe e Mirelës. Jetoni i ka thënë se nuk e njihte fare shtetasen Mirela Laçi dhe pasi ka dëgjuar për punësimin e grave, ishte habitur me mënyrën si kishin vepruar Mirela, Mimoza dhe personat e tjerë.
Pasi është ndarë me Jetonin, Mimoza ka kontaktuar me Mirelën dhe i ka treguar për këtë takim. Mirela i ka thënë se ajo nuk duhej ta kishte takuar Jetonin, pasi punën e kishte me të dhe se ajo ia kishte marrë lekët. Duke qenë se Mirela nuk u kishte gjetur punë grave, si dhe nuk u kishte kthyer paratë, Mimoza ishte detyruar të shiste banesën e saj për të likuiduar gratë, të cilave u kishte marrë paratë për t`i punësuar, si dhe borxhin që i kishte marrë dajës së saj.
Mimoza ka vazhduar t`i kërkojë paratë Mirelës, e cila i premtonte gjithmonë se do ta likuidonte, por nuk i kishte dhënë asnjë lekë. Sipas kallëzueses, Mirela Laçi kishte mashtruar edhe babanë e saj, L. H.

Mashtrimi me Anglinë
Në datën 22 gusht 2014, shtetasi Flori H. ka bërë kallëzim në DPQ Tiranë. Sipas kallëzuesit, ai është njohur me shtetasen Mirela Laçi nëpërmjet një të njohurës së tij, shtetases Mimoza M. Mirela i ishte prezantuar si një njeri që kishte njohje dhe merrej me rregullimin e njerëzve në punë, si dhe me ndihmën e shtetasve shqiptarë për të shkuar në Angli.
Mirela i kishte thënë Florit nëse kishte njerëz të afërm me moshë të re për të punuar në Angli në një kantinë vere. Pyetjes se Florit nëse duhej paguar ndonjë gjë, Mirela i ishte përgjigjur, duke i thënë se ai duhet të gjente njerëzit, t`u merrte pasaportat dhe nuk kishte nevojë për pagesë. Pas kësaj bisede, Flori kishte biseduar me vëllanë, si dhe me dy kushërinj të tij.
U ka marrë pasaportat dhe ia ka dhënë Mirela Laçit, duke i premtuar se do ta shpërblente edhe atë. Mirela i ka thënë se nuk donte shpërblim. Pasi ka marrë pasaportat, Mirela i ka thënë Florit se pas tri ditësh do të dilnin pasaportat. Pas tri ditësh, Mirela i ka thënë Florit në telefon të lajmëronte njerëzit, se pas tri ditësh do të niseshin për në Angli. Flori ka njoftuar vëllanë dhe kushërinjtë. Pas pak, Mirela e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar 1000 euro.
Flori i ka thënë se ajo i kishte premtuar se do ta kryente punën pa shpërblim, por Mirela i ka thënë se paratë i duheshin për një problem personal. Flori nuk ka pasur mundësi, por i ka telefonuar dajës së tij dhe ky i fundit ka derdhur në numrin e llogarisë së Mirela Laçit 1000 euro. Kushërinjtë e Florit kanë ardhur për t’u nisur. Mirela u ka thënë se nuk iknin dot atë dite, pasi duheshin edhe dy persona të tjerë për të plotësuar grupin. Flori ka gjetur dy persona të tjerë (një kushëri dhe një koleg të punës) dhe u ka kërkuar pasaportat.
Mirela i ka kërkuar edhe 2150 euro, duke i thënë se këto duheshin për të paguar siguracionet, se nuk mund të shkonin dot në Angli. Flori i ka thënë se nuk e kishin biseduar këtë. Një nga kushërinjtë e Florit e ka gjetur këtë shumë, ia ka dhënë Florit dhe ky i fundit ia ka dhënë Mirela Laçit. Megjithëse i mori eurot, Mirela nuk i dha pasaportat për rreth nëntë muaj, duke i mashtruar.

Previous Post

HISTORIA/ “Droga dhe dhuna e vëllait na shkatërroi familjen”

Next Post

FOTO & VIDEO/ Rama përfundon drekën, policët e Tahirit “bëhen mburojë” ndaj sulmeve të protestuesve me vezë, patate e mollë të kalbura

admin

admin

Next Post
FOTO & VIDEO/ Rama përfundon drekën, policët e Tahirit “bëhen mburojë” ndaj sulmeve të protestuesve me vezë, patate e mollë të kalbura

FOTO & VIDEO/ Rama përfundon drekën, policët e Tahirit “bëhen mburojë” ndaj sulmeve të protestuesve me vezë, patate e mollë të kalbura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.