Policia e Sarandës arrestoi një shtetas pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij në një lagje të qytetit. Policia prangosi Albert Lamaj, 31 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ditën e djeshme në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Albert Lamaj ka plagosur me mjet prerës “thikë” shtetasin M.Gj., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
…












