Ky eshte çifti i pare kryeministror ne histori me banke private, komenton ish-Kryeministri Berisha lajmin se gruaja e Kryeministrit, Linda Rama është ën bordin drejtues të një banke që kohët e fundit është bërë konkurrente në treg.
“Kryeministri i Banditistanit me Banke te regjistruar ne parajsat fiskale. Kjo, nuk nuk mund te ndodhe kund ne bote perveçse ne Banditistan!
Te dashur miq, klanit te kryekumbares se Banditistanit i mungonte Banka per te lare lumin e parave te droges, koncesioneve, prokurimve.
Tani, sipas dokumentave origjinale te botuara ne mediat, klani Rama ka edhe Banken e tij per te lare lumin e parave te tij te pista ne parajsat fiskale.
Drejtimin e Bankes, kryekumbara i Banditistanit ia ka besuar njeriut me te besueshem te tij, Lindes, e cila ka eksperience te madhe ne fshejen e parave. Ajo ka ndertuar pa asnje fature ndertimore, bankare, tatimore pallatin pese katesh me para gjaku ne mes te Tiranes!
Ky eshte çifti i pare kryeministror ne histori me banke private!”, komenton Berisha.
Lajmi i publikuar dje bënte fjalë për përfshirjen në bordin drejtues të ABI bank edhe të gruas së Kryeministrit, Linda Rama. Është rasti i dytë në vend që një grua kryeministri përfshihet në bizneset bankare. Disa vite më herë ish-gruaja e Kryeministrit Fatos Nano, Rexhina Nano ishte ndër drejtueset e bankës Credins, nderkohe qe Nano ishte kryeminister.Droni.al












