• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Qeveri teknike apo qeveri koalicioni ps, pd, lsi?

admin by admin
4 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
ARTAN FUGA/Qeveri teknike apo qeveri koalicioni ps, pd, lsi?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në çadrën për lirinë politike vazhdon grumbullimi i protestuesve midis ndërtesës së kryesisë së Kuvendit dhe asaj të kryeministrisë.

Dje trekëndëshi u bë katërkëndësh.

Pra u ngatërrua edhe më shumë.

Lulzim Basha në çadër e ka bllokuar bulevardin, nga njera ndërtesa ku ka zyrën Ilir Meta dhe nga ana tjetër zyra ku qendron Edi Rama. Nga pamjet televizive, trekëndëshi u zgjat deri te Hotel Rogneri ku Mogherini priste përfaqësuesit e Pd. U bë katërkëndësh.

Ishte një ditë kaotike. Në çadër flitej për kushtetutën. Clirim Gjata, i cili qendronte në anën e majtë të Lulzim Bashës e bëri copë Kushtetutën, për të cilën kishte punuar Arben Imami që qendronte në krahun e djathtë të kryetarit të tij. Pak më tutje Grida Duma, e heshtur dhe me vështrim të menduar. Ndërkohë ende më vijnë në vesh fjalët cinkisht të artikuluara qartë të Henri Cilit që nga studioja e një televizioni, ulur, i deklaronte Lulzim Bashës në këmbë: Nuk je ende i përgatitur!

Si gjyq punist, në vend t’i drejtoheshin pyetje me respekt!

Për çfarë nuk u fol dje. Në rrëmujën kaotike të takimeve me përfaqësuesen e BE, nën thirrjet e zjarrta në çadër, mendja ka nevojë gjithsesi të punojë qetë dhe të arsyetojë qartë.

Krerët e aleancës opozitare deklaruan paradite se ata janë për një qeveri me mbështetje te gjerë politike.

Pastaj Lulzim Basha shkroi në facebookun e tij se i kishte deklaruar në mënyrë budiste zonjës italiane se ishte për “një qeveri të vullnetit të mirë”, (në fakt të gjithë me vullnet të mirë jemi), kurse në çadër deklarimet e forta para masës që thërret janë për qeveri teknike.

Qeveri teknike?

Qeveri e vullnetit të mirë?

Qeveri me mbështetje të gjerë politike?

Sepse janë koncepte politike kaq larg njeri tjetrit sa janë për dikë që shëtit jo kryeministria, kryesia e kuvendit, çadra, apo Rogneri, por larg sa mali i Dajtit nga bregu i Adriatikut.

Me një fjalë dje të lindte pyetja: Cfarë kërkon saktësisht pd dhe çfarë i propozon qeveria?

Kërkojnë një qeveri Pd, Ps, Lsi, pra një qeveri koalicioni pozitë – opozitë apo një qeveri teknike?

Me një fjalë do të kemi zotërinjtë Basha, Rama, Meta në qeveri të përbashkët, të vullnetit të mirë, me mbështetje të gjerë politikë, pra “të vullnetit të mirë” me kryetar Budën ose Krishnën, apo qeveri teknike?

Unë besoj se protestuesit në çadër, opinioni qytetar, por edhe ne intelektualë të interesuar për fatet politike të vendit duam ta dimë.

Sepse përndryshe rrezikohet kot kaosi politik në vend nga paqartësia e aktorëve politikë qendrorë.

Qeveri teknike do të thotë qeveri tjetër nga kjo e sotmja dhe me antarë kabineti jo figura qendrore politike të partive që e mbështesin, si edhe me ndikim nga ana e partive të tjera të vogla.

Kurse qeveri koalcioni, edhe kjo një formulë si dukej dje lëvizte në kokat e Tiranës, është diçka tjetër.

Kaosi politik i djeshëm u shtua edhe nga mënyra sesi erdhën propozimet dhe u bënë kundërpropozimet. Dukej si një negocim individësh të fortë midis tyre dhe jo si negocim politik. Edi Rama dhe Ilir Meta i propozuan Lulzim Bashës, dhe ky i fundit i kundërpropozon duke pasur në krah Nokën dhe Mehdiun. Po a ka forume, a ka grupe deputetësh, a ka kryesira partish që të delegojnë krerët e tyre për negociime kaq të rënda, delikate dhe kaq të rëndësishme për fatet politike të kombit sot?

Apo jemi në një dialog ose mosdialog individësh të fortë?

E frikshme!

Kjo është çështja kur flitet për republikën e re: kontratë individësh të fortë apo kontratë poltike agjencish, qytetarësh, partish që delegojnë vullnetet e tyre.

Se edhe kur kemi nevojë për të sqaruar cështje politike, të bëjmë teorira për konstitucionalizmin në çadër, si të ishim në seminar universitar, edhe këtu ka diçka që nuk shkon.

Aq më shumë që u deklarua se qeveria e re, nuk e di cila, e vullnetit të mirë, me mbështetje politike të gjerë, pra gjithëpërfshirëse, apo teknike, do të merrej e kishte për objektiv edhe dekriminalizimin, vetingut, etj., madje edhe mosmbjelljen e hashashit, veç zgjedhjeve, duket se kemi paqartësi.

Ceshtje politike të Kuvendit, apo të stinës së mbjelljes së bimëve narkotike, i ngatërrojmë me zgjedhjet që po trokasin në derë. Cfarë pune ka qeveria teknike apo e vullnetit të mirë me inkriminimin ose çinkriminimin e të zgjedhurve, apo vetingun?

Pra, dje ishte kaos. Por, kaos është shumë sqarues, sepse kuptojmë që jemi në kaos.

Cfarë kërkohet?

Se poqese është puna për një qeveri koalicioni ps, pd, lsi, (Unë as ja kam haberin ta di nëse është mirë ose jo, sepse do të më duheshin edhe shumë të dhëna që nuk i kam), duke bërë si kokë turku ministrin e tanishëm aktual të brendshëm, mos bëfsha mëkat, por besoj se Edi Rama dhe Ilir Meta do të ishin menjëherë dakord.

Mbase, por duhet ta dinë ata të çadrës.

Mbase është mirë, nuk e di, por kush do ta bëjë opozitës pastaj?

Apo deri në zgjedhje nuk do të kemi opozitë?

Se mos e pëson si qeveria e Ylli Bufit?

Nejse!

Por poqese mendoni se në vend të qeverisë teknike, ose të kësaj që është, duhet një e koalicionit ps, pd, lsi, thuheni sa më shpejt e mos na harxhoni forcat se kombit po i dridhen këmbët nga lodhja, zhgënjimi, drobitja.

Atëhere nëse kështu përse ka nevojë që të bëhet kaq shumë zhurmë!

Cfarë ishte dje? Një ditë kaosi politik, ditë tërheqje e protestës, ditë ndryshimesh në fjalorin politik, ditë ndryshimi orientimi, ditë dëshirash të mbajtura akoma pashprehur, shtrim bulevardi për negocime të ardhëshme, matje forcash?

Cfarë?

Ne qytetarët, me ose pa çadër, vazhdojmë lagemi në shi duke pritur që të lindë dielli që nuk duket në lindje, por dje nuk dukej as në perëndim.

Previous Post

Agron Tufa: Diana Culi ka vrarë, anulohet takimi

Next Post

Vetëhelmimi i studentes, Senati verifikon provimet, ja cfarë gjeti

admin

admin

Next Post
Vetëhelmimi i studentes, Senati verifikon provimet, ja cfarë gjeti

Vetëhelmimi i studentes, Senati verifikon provimet, ja cfarë gjeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.