• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artan Fuga: Si dhe përse deliron gazeta MAPO për mua!

admin by admin
4 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Artan Fuga: Si dhe përse deliron gazeta MAPO për mua!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot disa miq më thanë dhe pastaj më dërguan një shkrim të gazetarit Vladimir Karaj me titull “Fuga versus Fuga”, që punon te MAPO e Henri Cilit, ku ai rreket të paraqisi se unë, pra Artan Fuga paskam braktisur neutralitetin dhe jam rreshtuar në anën e partisë demokratike.

Paskam ndryshuar!

Në fakt, unë zotin Karaj e mbaj për mik dhe e dua fort. Edhe ai ka shkruajtur me kulturë dhe etikë. Bravo Lad! Je ai që të njoh unë ndonëse punon te MAPO, të cilën unë nuk e lexoj.

Por përtej edukatës që zoti Karaj nuk e tradhëton kurrë, aq më shumë se dikur më ka pasur bashkëpuntor te gazeta Standard, ka qenë i detyruar besoj të thotë të pavërteta për mua, për të cuar ujë padashje te ai që do të aplikojë parimin se kush nuk është me mua, është kundër meje, pra është me kundërshtarin tim.

Pra t’i hedhi hi syve publikut.

Eshtë një strategji, jo e jotja mik i dashur Vladimir Karaj, që e përgatisin laboratore më të sofistikuar sesa tavolina jote, për të qullur dhe squllur intelektualët shqiptarë që ata të mos guxojnë kurrë të thonë një fjalë në politikë dhe për politikën.

Kam parë shumë nga këto unë miku im. Nuk dëgjoj fare nga ai vesh sepse nuk i iki misionit tim dhe moralit që kam.

Nuk ka asgjë të keqe që të rreshtohem krah çadrës, madje po deshe ti edhe krah partisë demokratike po ma tha mendja. Unë jam njeri i lirë si ti, dhe bëj si të më vijë më mirë. Aq më shumë sepse mua nuk më lidh e zgjidh dot njeri me parà a me joshje të tjera.

Nuk kam ndërmend ta zgjas këtë punë. Po gjete një tekst timin që unë i kam përgatitur vijën ideologjike zotit Lulzim Basha për qeverinë teknike, për republikën e dytë, për vetingun, kudo ta gjesh, unë të jap fjalën se do të hedh çelësat e studios sime, nuk do shkruaj më dhe do të paguaj edhe bastin.

Unë nuk rri në zyrë e përgatis memo për shefat, por shkruaj publikisht.

Madje nuk bezdis askënd sepse shkruaj vetëm në faqen time të facebookut. Gazetat, studentët, njerëzit, miqtë e asaj faqeje që shkojnë si shikime shpesh edhe mbi 100 mijë persona (nuk di nëse Mapua jote ka kaq në javë!) i lexojnë, i marrin, i përhapin lirisht. Unë nuk bêj zë. Le të bëjnë çfarë të duan.

Të siguroj se zoti Lulzim Basha as ka pasur nevojë, as më ka marrë mua mendim se çfarë duhet të bëjë për veprimet e tija politike. As më jep rrogë, as më kërkon gjë, as më pyet, e as kërkon aprovim nga unë. Ai është kryetari i opozitës dhe ka aparatet e veta.

Ajo që nuk di ti Ladi, ndonëse unë e kam shkruar, në librin tim Shoqëria Periferike, botuar në vitin 2004, kam kërkuar në një kapitull të tërë të gjejë rrënjën e të keqes politike te ne, dhe përfundimet e mia kanë qenë se republika e sotme ishte e kalbur dhe duhej një republikë e re.

Nëse nuk më beson pyet rrogë-paguesin tënd Henrin se ai atë kohë më lexonte.

Po të ishin dëgjuar atë kohë thirrjet e mia nuk do të ishim vërvitur në atë pikë ku as zgjedhje të lira nuk bëjmë dot pa kaluar nga çadrat. Apo jo?

Dhe ja, pas 13 vjetësh, një politikan si zoti Lulzim Basha artikulon në mënyrë krejt të pavarur nga unë se republika nga ai ka dalë politikisht është e kalbur dhe se duhet një republikë tjetër.

Mendon ti, Mapua apo Henri, që dikur më ftonte të mbështesja në lokalet e universitetit të tij fushatën e Lulzim Bashës për kryetar bashkie dhe unë nuk pranoja, edhe ata që janë pas Mapos, se unë do ta humbja rastin të mbështesja këtë politikan kur ai ecën në një rrugë që unë e kam parashikuar dhe gjetur si e vetmja rrugë që e shpëton Shqipërinë???

Po të rrija duarkryq do të isha i pamoralshëm, do të duhej të kisha turp që e quaj dhe më quajnë profesor dhe akademik, do të kisha turp nga studentët e mi, madje edhe nga ty.

Do të ishte sikur një mjek që pasi kishte diagnostikuar kancerin në një trup të mos mbështeste doktorin apo njerëzit që e cojnë të sëmurin në spital për ta kuruar!

Do të ishte zgërlaqje personaliteti Lad!

Aq më shumë se mua Lulzim Basha më duket një politikan elokuent, që dëgjon, i sjellshëm, modest, i arsyeshëm, dhe nuk besoj se këto ja gjej sepse e kam mik, por e kam mik sepse ka këto veti.

Por, unë kam edhe miq të tjerë në politikë Lad, të cilët edhe atyre u dua të mirën!

Se mos gjen që pi ndonjë kafe edhe me ata dhe nis e mbush fletët e Mapo me shpikje se Fuga u lidh me filan parti. Mos bëj qesharakun miku im!

Pra, për republikën e dytë, për zgjedhje të lira, për lirinë tënde, timen, të të gjithë, po, e mbështes sot Lulzim Bashën.

Jo për një parti, por për qytetarin.

Për aq sa ecën në këtë rrugë. Po u largua nga kjo linjë politike dhe filozofike lirisht për interesat e veta politike apo se ashtu e mendon ai edhe partia e tij, ka të drejtën e vet, dhe unë vazhdoj rrugën time, pres që një ditë të dali një politikan tjetër që vetë ai të eci në këtë rrugë. Do ta mbështes edhe atë.

Për republikën Lad, jo për partinë demokratike. Kur zgjedhjet të bëhen të lira, kur republika e qytetarëve të lindi, pra edhe jotja, imja, e Henrit, të lindi, atëhere secili voton si të dojë.

Që ta dish, unë e mbështes sot me kushte Luzim Bashën për të shkuar në zgjedhjen të lira e të barabarta, sepse ligji i sotëm elektoral shkel edhe Kushtetutën që kemi, por se për cilin do të votoj, për kë parti do të votoj në 18 qershor, nëse do të kemi zgjedhje, sinqerisht të them se akoma nuk e di, nuk e kam vendosur.

Varet nga pafund rrethana.

Jam pra Lad ta shpjegova se je gabim gjithë ditën dhe gjithë natën, miku im, dhe mos bëj kompilime me citate të marra andej e këndej, sepse nuk është profesionale, nuk është metodologjike. Pyet edhe Henrin se e di mirë ai këtë.

Kurse pikëpamjet e mia janë të një qytetari të lirë, krejtësisht asnjëanës, për qytetarin, për qytetarin Lad. E njeh apo jo këtë emër? Qytetar! Dhe dijet e mia do t’i shpalos ku dua unë.

Mbase ndonjë ditë edhe në çadër. Ja ti ma solle ndërmend. po të ftoj do të vish edhe ti? Do ftoj edhe Henrin. Por, poqese më mbushet mendja.

Por ti po e sheh se të shkosh në çadër nuk do të thotë të rreshtohesh pro partisë demokratike. E dëgjove madje se edhe zoti Rama, kryeministri dhe kryetari partisë në pushtet ka thënë se është gati të shkojë atje?

Thellohu miku im, thellohu !

Mbase mund të ndryshoj edhe mendim dhe të anësohen në ndonjë parti. Nuk e kisha ndërmend. Ma solle ti.

Ta shoh, por gjithmonë mendoj se asnjëanës, rob vetëm i logjikës shkencore, nuk e tradhëtoj kur shkencën sepse për mua shkenca është mbi politikën, i shërbej më mirë edhe qytetarit, edhe Shqipërisë, edhe studentëve, madje edhe partive politike.

Prandaj kujdes i dashur Vladimir se kur nxiton edhe gabon. Por, unë gjithmonë të kam xhan sepse e meriton.

Previous Post

FOTO/ Babai i kreut të bandës së Shkodrës, ja cfarë besimi të lartë i ka dhënë PS

Next Post

KAMPION I EUROPES/Izmir Smajlaj bën shqiponjën, ngre ‘dronin’ tjetër në Beograd

admin

admin

Next Post
KAMPION I EUROPES/Izmir Smajlaj bën  shqiponjën, ngre ‘dronin’ tjetër në Beograd

KAMPION I EUROPES/Izmir Smajlaj bën shqiponjën, ngre ‘dronin’ tjetër në Beograd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.