Policia e Tiranës arrestoi shtetasen Vjollca Hoxholli, 55 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ajo është e shoqja e një biznesmeni në fushën e ndërtimit, Rrapush Hoxholli dhe administratore e firmës së tij Gora.
Akuza e ngritur ndaj lidhet me mashtrime qe kanë të bëjnë me shitjen e apartamenteve. Kjo shtetase që prej vitit 2007 kryen funksionin e Administratores tek një Firmë Ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”, shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Fallsifkim i dokumentave (kontrata), të parashikuara nga Nenet 180, 143/2 dhe 186 të Kodit Penal.
Policia e Tiranës ka arrestuar ndwrkohw edhe Rrapush Hoxhollin, nw tetor tw vitit 2015 pwr tw njwtwn akuzw.
Arrestimi i tij është kryer pas një vendimi për arrest që ka marrë kohë më parë Gjykata e Durrësit me akuzën e mashtrimit nëpërmjet mospërmbushjes së kontratave. Hoxholli akuzohet për marrjen e parave të klientëve të tij të ndërtimit para se të ndërtoheshin ndërtesat ndërkohë që nuk janë ndërtuar asnjëherë.












