Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar sot se heq garancinë e sponsorit për të gjithë ata që aplikojnë për vizë turistike.
“Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”, njofton Ambasada në faqen e vet në Facebook.












