Rreth 3 kg heroinë, të ndara në 6 pako, janë kapur nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.
Sipas njoftimit, droga ishte fshehur në automjetin automjetin tip “Benz”, me targa AA 239 OZ e drejtuar nga shtetasi Endrit Zeqo, 34 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua nga policia.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.












