Policia e Tiranës ka bëtë të ditur se dje u arrestua Rezart Zani, 40 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtatzëne A. Sh. , 39 vjeçe.
Mësohet se dhuna ka arritur deri atje, sa burri e ka hedhur nga shkallët bashkëshorten shtatzëne e cila ndodhet në spital Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.











