Policia ka publikuar një pjesë të dëshmisë së militantes së PS-së, nga Vlora, Eklarina Hoxha e cila shkaktoi një incident sot në Cadrën e protestës së opozitës.
“Nuk bëra asgjë. Thashë vetëm atë që ndieja; Rroftë Edi Rama. Kjo është bindja ime”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë Eklarina Hoxha.

Incidenti ndodhi sot në çadrën e protestës së opozitës ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha iu fliste protestuesve.
“Doni të vini ju në pushtet duke thyer xhamat e duke shpuar gomat. Rroftë Edi Rama!”, ka thënë nder te tjera gruaja.
Në një moment ish-kryeministri iu ka bërë shenjë me dorë protestuesve për të thënë që “nuk ka problem”. Droni.al











