Zharrëza ka ndezur replikat në Kuvend sot, midis deputetit të LIBRA-s, Ben Blushit dhe ministrit të Energjetikës.
Në një prej këtyre replikave, Blushi ka reaguar pas Gjiknurit, fjala e të cilit u përcoll me duartrokitje nga deputetët e mazhorancës.
“Ky është i vetmi parlament ku duartrokitet idiotësia”, reagoi Blushi.
Por, reagimi nga vendi i deputetit Erion Brace, nxiti një tjetër kundër-reagim të deputetit ët LIBRA-s.
“Pusho ti (Erion) ti s’ke zgjidhur ende gjëegjëzën”, vijoi Blushi.
“ministri tha këtu se protesta e banorëve të Zharrëzës, është manipuluar. Po pse pagove aq shumë lekë për një grevë të manipuluar, për 7 të manipuluarit”, u shpreh më tej Blushi.
“O burra o trima,
Hoqët gozhën
Ngeli vrima”, e mbylli replikën e tij Blushi me një poezi.
DRONI.al












