“Lufta” e brendshme në PS, midis Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit, sot është konfirmuar, me injorimin që kryebashkiaku i Tiranës i bëri ministrit tw Brendshëm, në tryezën e thirrur prej anëtarit të qeverisë me drejtuesit e bashkive dhe prefektët për përgatitjet e procesit zgjedhor.
Në këtë mbledhje, Erion Veliaj kishte dërguar Arbian Maznikun, nënkryetarin e bashkisë së Tiranës.
Një mungesë e tillë, i ra në sy edhe TV “Top Channel”.
“Bashkia e Tiranës përfaqësohej me nënkryetarin Mazniku, duke bërë të bjerë më shumë në sy mosprania e kryetarit Erion Veliaj. Megjithatë, Tahiri kishte edhe një mesazh për ta”, raportoi sot TV “Top Channel”.
DRONI.al











