Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vijon me akuzat e rënda ndaj qeverisë. Me anë të një statusi në “Twitter” Manjani ka ironizuar vendimin e gjykatës së Durrësit për pezullimin e punimeve në sheshin “Veliera”, pas zbulimit të rrënojave arkeologjike në këtë zonë. Sipas tij kryebashkiaku Vangjush Dako nuk po e zbaton vendimin.
Manjani shtron pyetjen se “ku janë kriminelët, në gjykata apo në pushtet?”.
“Gjykata e Durrësit pezullon punimet, Bashkia nuk e zbaton! Ku janë kriminelet, në gjykatë apo në pushtet?! Po bëjmë shtet apo shaka!”, citohet në reagimin e Manjanit.












