Nuk është zhvilluar sot në Gjykatën Kushtetuese seanca e rardhës që lidhet me ankesën e kryebashkiakut të shkarkuar Elvis Roshi.
Avokati i tij, Theodhori Sollaku ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore pas ka deklaruar se është sëmurë.
Sipas vendimit të marrë, seanca u shty për në datën 7 mars.
Elvis Rroshit kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës si dhe vendimin e KQZ i cili i hoqi mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Më 29 dhjetor 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për dy deputetë.
Elvis Rroshi pavarësisht shkarkimit nga dy institucione vijon detyrën si kryetar bashkie.











