• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Artan Hoxha: Farat e kanabisit, nga vijnë si futen në Shqipëri dhe cmimet

admin by admin
28 February, 2017
in Kronika
0
Artan Hoxha: Farat e kanabisit, nga vijnë si futen në Shqipëri dhe cmimet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje se si futte ne vend fara e kanabisit. Ai ka publikuar një shkrim në “Balkanweb”, ku tregon se ku prodhohet dhe ku blihet ky produkt deri tek shpërndarja dhe mbjellja në Shqipëri.

Afro 70% e farës së kanabisit që kultivohet nga narkotrafikantët apo fermerët e thjeshtë, futet në Shqipëri nga Holanda. Pjesa tjetër futet në territorin e vendit nga Spanja. Një pjesë e kultivuesve, kryesisht ata që nuk kanë mundësi financiare të blejnë farën e ardhur nga jashtë apo që nuk kanë lidhjet e duhura për të siguruar këtë produkt, përdorin farën e vendit, e siguruar nga prodhimi i vitit paraardhës. Fara e kanabisit e ardhur nga jashtë, preferohet më tepër pasi është më cilësore, më e sigurt dhe me rendiment më të garantuar se fara e siguruar në vend.

Për shkak të standardeve të larta se si përzgjidhet fara e importuar nga jashtë, ajo garanton cilësinë e produktit. Në të kundërt, fara vendase paraqet disa probleme, pasi përzgjedhja nuk bëhet nga profesionistë të specializuar të agronomisë, por nga kultivues të zakonshëm, të cilët nuk kanë as mjetet e duhura dhe as aftësinë për të garantuar cilësinë e saj.

Një pjese e mirë e kultivuesve që kanë përdorur farën vendase, janë ndodhur para situatave të paparashikuara prej tyre. Kjo për shkak se një pjesë e mirë e fidanëve të prodhuar nga fara vendase kanë rezultuar të jenë bimë “mashkull”, e cila nuk jep prodhim dhe çon dëm investimin.

Shitja e farave të kanabisit në vende si Holanda është e lejuar dhe bëhet nga shitës të licencuar nga autoritetet për këtë aktivitet. Shitësit e farave të kanabisit e bëjnë një gje te tillë pothuaj në qendër të qyteteve kryesore, sidomos në Amsterdam, ku pjesa dërrmuese e këtyre bizneseve është në një nga rrugët më të populluara nga turistët. Çmimi për varietetet e ndryshme të farës se kanabisit varjon në bazë të rendimentit që ajo jep dhe përqendrimit të THC (tetrahidrokanabinoli) përbërësi narkotik.

Nisur nga tabela e çmimeve që disponon emisioni “Xhungël”, të marrë në një nga lokalet kryesore në qendër të Amsterdamit, për çdo varietet kanabisi vlera monetare luhatet nga disa euro (1.5 euro) deri në disa dhjetëra euro (75 euro) për një farë.

Narkotrafikantët shqiptarë duke qenë se blejnë sasi të konsiderueshme farash, nga disa mijëra deri në disa qindra mijëra, ia dalin të ulin çmimin në mënyrë të ndjeshme. Më konkretisht gjatë vitit të kaluar shqiptarët kanë mundur të sigurojnë farë kanabisi në Amsterdam nga 90 cent euro, deri në 2 euro për farë. Gjatë këtij viti çmimi me konkurrues me të cilin narkotrafikantët kanë siguruar farën në Holandë është nga 1.1 euro për fare deri në 1.5 euro për farë (kokërr). Për një sasi prej 10 mijë farash kanabisi, nevojiten nga 11 mijë deri në 15 mije euro në varësi të shitësit ku blihet.

Fara e kanabisit e blerë në Holandë është e sigurt, cilësore dhe mund të rezultojë jo efektive (bimë mashkull) vetëm 1 deri 10 fara në çdo 1000 fara të blera. Kjo e bën këtë lloj produkti mjaft të kërkuar nga narkotrafikantët shqiptare dhe ata tashmë kanë më shumë se një dekadë që janë klient të rregullt të shitësve në Amsterdam.

Nderkohe nje pjese tjeter, afro 30% e sasise se fares qe futet ne Shqiperi, vjen nga Spanja, ku çmimi eshte me i lire dhe varion nga 60 cent euro deri ne 70 cent euro. Cilesia e fares eshte e njejte me ate qe vjen nga Hollanda, por eshte me e lire, pasi dhe ne Hollande fara e kanabisit importohet nga Spanja. Duke patur parasysh permasat fare te vogla te fares se Kanabisit, eshte lehtesisht e transportueshme dhe shume e veshtire per tu kapur apo dedektuar nga paisje speciale. Pjesa dermuese e fares se kanabisit hyn ne vend ne rruge ajrore, duke perdorur aeroportin e Rinasit, me persona qe shkojne dhe e blejne ne Hollande apo Spanje. Por nje pjese hyn edhe me poste apo ne rruge tokesore. Jane teper te rralla rastet kur eshte kapur sasi fare kanabisi duke hyre ne vend, madje me shume eshte kapur duke dale nga Shqiperia nga turiste te huaj.

Gjate vitit te kaluar 2016 policia ka deklaruar se ka asgjesuar 2.5 milione rrenje kanabisi, shifer kjo qe deshmon se per ta blere eshte dashur minimaluisht nga 2.5 milione euro deri ne 3 milione euro.

Previous Post

INTERVISTA/Parabola e Ylli Manjanit, nga Nano te Rama dhe pastaj te Meta: WhatsApp-i që e shkarkoi si ministër

Next Post

VIDEO & EMRA/ Tiranë “Kimisti” prangos babë e bir, falsifikonin ambalazhe ushqimesh në bodrum

admin

admin

Next Post
VIDEO & EMRA/ Tiranë “Kimisti” prangos babë e bir, falsifikonin ambalazhe ushqimesh në bodrum

VIDEO & EMRA/ Tiranë “Kimisti” prangos babë e bir, falsifikonin ambalazhe ushqimesh në bodrum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.