Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për studentët që qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama.
Gjyqi ndaj tyre është duke u zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa vetë Rama nuk ka shkuar për të dëshmuar.
Ditën e sotme prokuroria e kryeqytetit ka bërë edhe kërkesën për dënimin e studentëve. Sipas akuzës, ata duhet të dënohen me 60 orë pune në publik.











