Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë sërish prezencë sot në rrjetet sociale, me mendimet e tij kundër Edi Ramës dhe qeverisë, apo edhe situatave të veçanta të reformës në drejtësi.
Në një status të sotëm në profilin e tij në Twitter, Manjani tërheq vëmendjen për parandalimin e keqpërdorimit të mundshëm të Vettingut për hakmarrje në lidhje me historitë personave të politikanëve.
“Ata që do bëjnë Vetting nuk mund të marrin hak për historitë personale e as për politikanët që i mbështesin! OMN duhet ta sigurojë këtë gjë”, shkruan Manjani në Twitter.











