Organizatorët e protestës përpara Kryeministrisë, sot kanë kryer një tjetër veprim. Nëpërmjet një projektori ata ju kanë dhënë mundësi qytetarëve që nëpërmjet SMS-ve, mesazhet e tyre ti shihnin “të stampuara” në fasadën e kryeministrisë.
Qytetarë të shumtë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, ku nëpërmjet mesazheve të tyre, shprehin revoltën, pakënaqësinë e zemërimin me qeverinë, inkurajojnë edhe opozitën e kreun e saj, sikurse nuk kanë hezituar të shkruajnë edhe “poshtë komunizmi!”.











