Kandidatët e LSI për Qarkun e Lezhës
Dorëzimi i mandatit nga Armando Prenga shteron listën e PS për Lezhën. I fundit në listë, Kastriot Piroli, gjithashtu është një person i dënuar më parë për korrupsionin, çka e bën të prekshëm nga ligji i dekriminalizmit.
Dorëheqjet e tri deputeteve zonja të listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun e Lezhës, sollën në parlament dy deputetë meshkuj. Dy largimet në qarkun e Lezhës, fillimisht Mimi Kodheli, më pas noterja Merjeme Delishi dhe po ashtu edhe Mirela Neli (Syku), do t’i hapin rrugën marrjes së mandatit nga kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Dorëzimi i mandatit prej tij, i kaloi Eduard Ndocajt.

Kastriot Piroli
Në kushte të tilla, kur kandidati i fundit i listës së PS-së për Qarkun e Lezhës Kastriot Piroli, ka probleme me drejtësinë, mandati Armando Prengës i kalon kandidatit të LSI-së në listë.
Sipas listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Lezhës, në respekt të barazisë gjinore, kandidatja e mundshme për deputete, që do të zëvendësojë Armando Prengën, është Erisi Zaimi.

Erisi Zaimi
Në rast se kjo kandidate, tërhiqet dhe nuk e pranon mandatin e deputetes, atëherë, ai mundshëm i kalon Prenda Sejdias.

Prenda Sejdia
Në rast se edhe kjo nuk e pranon, lista e LSI-së vazhdon me kandidatët burra, Petrit Gjoni, Gjok Buna, Bib Gjomarkaj, Dhe Edmond Piroli.

Kandidatët e PS për Qarkun e Lezhës
Siç duket dorëzimi i mandatit nga Prenga i “bën nder” LSI-së duke i shtuar një deputet në parlament dhe duke ia konsoliduar edhe me tepër pozitat aty.
DRONI.al












