Ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Maceratas, 33-vjeçari shqiptar Klodjan Hysa që në mbrëmjen e së premtes u godit me plumb në kokë nga një patrullë policie në komunën Monte San Giusto.
Klodjan Hysa ndodhej në gjendjen e një kome të thelle e sot në orën 16.00 komisioni mjekësor ka deklaruar vdekjen e tij,
Babai, e fejuara e të afërmit e shqiptarit kanë mbërritur nga Shqipëria në spitalin e Maceratës për identifikimin e trupit. Varrimi do të zhvillohet në Shqipëri.
Klodjan Hysa është me origjinë nga Miloti.












