• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eksplozivi në Fier, zinxhir vrasjesh mes familjeve

admin by admin
27 February, 2017
in Kronika
0
Eksplozivi në Fier, zinxhir vrasjesh mes familjeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Atentati mafioz i dy netëve më parë ndaj Armand Sulos po hetohet në disa pista nga ekspertë të hetimit, raporton “Panorama”.

Shpertthimi

Burime prej grupit hetimor bëjnë me dije se shënjestra e atentatit është i skeduar si person me precedentë penalë, pasi 34-vjeçari rezulton të jetë arrestuar dy herë nga policia në harkun kohor prej vitit 2003 deri në 2016.

Sipas burimeve, një nga arsyet kur i riu është arrestuar në muajin qershor të vitit të kaluar me armë në brez, ka qenë se ai ruhej nga ndonjë atentat i mundshëm për shkak të një zinxhiri vrasjesh të nisur prej vitit 1997, ku përfshihej daja i tij.

Automjeti “BMË” i 34-vjeçarit u hodh në erë kur Sulo po dilte për kafe me miqtë e tij. Sipas mjekëve, Sulo i ka shpëtuar rrezikut për jetën, por ka humbur tërësisht njërën nga këmbët, ndërsa tjetra i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët në Spitalin e Traumës në Tiranë ende nuk shprehen nëse edhe këmba e mbetur mund të vihet në funksion të plotë.

Nisja e konfliktit

Në një retrospektivë të jetës së mbushur me vrasje e atentate, mësohet se zanafilla e tyre ka nisur në vitin 1997, vit kur pas një vale sulmesh mes bandash në qytetin e Fierit, mbeti i ekzekutuar 30-vjeçari Elton Brahimaj.

Në atë kohë, pak vëmendje iu dha ngjarjes, për shkak edhe të trazirave që përfshinë vendin, por pasi situata u qetësua, familjarët e Brahimajt, të cilët dyshohej se hetonin privatisht mbi vrasjen e djalit të tyre, organizuan një atentat ndaj oficerit të Policisë në Fier në atë kohë, Astrit Braçe.

Ekzekutimi i Braçes u bë në vitin 2001, ku bashkë me të, në pritë, mbeti i vdekur edhe djali i tij. Edhe pse policia shoqëroi shumë persona si të dyshuar për vrasjen, por po ashtu edhe shumë të tjerë që mund të kishin dijeni, asnjë person nuk u arrestua në cilësinë e autorit të vrasjes së dyfishtë. Mungesa e një autori bëri që familjarët e Braçes ta hetonin vetë ngjarjen.

Ata nisën të kishin dyshime të forta se një i afërm i Brahimajt mund të kishte qenë autori i vrasjes së Braçes. Kështu, në këtë zinxhir dyshimesh e hakmarrjesh, në vitin 2003 vritet Adriano Molla, i afërmi i Brahimajt (djalë teze).

Vrasja e mollës

Të parët që u shoqëruan në polici si autorë të dyshuar ishin familjarë të ish-oficerit Braçe, ndër të cilët ishte edhe Armand Sulo, në atë kohë vetëm 20 vjeç. Edhe pse u mbajt për disa orë i shoqëruar, ai u la për mungesë provash.

Në atë kohë hetimi u shpreh se “nuk ka asnjë provë që e lidhin Armand Sulon me vrasjen e Adriano Mollës”. Pas kësaj vrasjeje, te të dyja kampet e familjeve situata paraqitej e qetë dhe pa ngjarje për panik, por realisht të dyja palët i frikësoheshin njëra-tjetrës për një hakmarrje të mundshme.

Të gjithë nipër e mbesa të të dyja palëve qëndronin në distancë njëra nga tjetra dhe të paekspozuar në ambiente publike prej vitesh. Ndërkohë që kapja me armë e Sulos 8 muaj më parë tregoi se këta të fundit i trembeshin një hakmarrjeje dhe për këtë lëviznin të armatosur.

Hetuesit gjithashtu kanë marrë deklarata edhe prej të afërmve të 34-vjeçarit lidhur me konflikte të tjera të mundshme, dhe për këtë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes. Panorama

Previous Post

KAMPION/Shqipëria, e dyta në botë për numrin e bar-kafeve

Next Post

VIDEO/Ja si u be kapja e droges ne Zvernec

admin

admin

Next Post
VIDEO/Ja si u be kapja e droges ne Zvernec

VIDEO/Ja si u be kapja e droges ne Zvernec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.