Policia ka dhënë detajet e vetdorëzimit të Renato Milloshit i dyshuar për vrasjen e Elton Cicios.
Sonte, rreth ores 22:00 nga policia e Tiranës është ekzekutuar urdhri “Arrest në burg” për shtetasin Renato Milloshi, 1980, lindur ne Berat dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të K.Penal.
Pas negociatave me familjaret e ketij shtetasi është vetedorzuar me date 27 shkurt prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Pasi u përpiluan materialet proceduriale shtetasi u akomodua në ambjentet e dhomave të paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Materialet ju referuan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale, thuhet nëe njoftimin e policisë.











