Bangladeshi është bërë vendi i 114 që njeh Kosovën si shtet të pavarur. Lajmi është raportuar nga gazeta Dhaka Tribune.
Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë çështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”.
Dhaka Tribune njofton se pak kohë më parë ministria e jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar qeverisë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.











