Iframe
IframeNuk e kishim parë përtej kostumit të politikanit, ku ai shfaq dhe një talent të madh edhe për këngën. Bëhet fjalë për nënkryetarin e LSI-së, Luan Ramën, i cili është mbledhur me kolegët e tij për të festuar ditëlindjen e deputetit, Ylli Shehu.
Luan Rama ka mahnitur rreth 600 të pranishmit në Buzëmadhe të Kukësit, duke kënduar me rapsodët e ftuar këngë me çifteli.
I ulur këmbëkryq mes rapsodëve, ku spikat këngëtari i njohur dibran, Sherif Dervishi, shihet se si Luan Rama këndon këngën e Grupit të Burrave të Mirditës “Për Liri s’të fal Shqiptari”.











