Deputeti i PD Astrit Patozi ka ironizuar daljen publike sot të Erion Veliajt në çadrat ku firmoset peticioni për Vettingun.
Në një status në Facebook, Patozi shkruan se tashmë dilema mori fund. Dalja e tij në firmosjen e peticionit tregoi se kjo iniciativë është tërësisht politike. Për Patozin, pas kësaj firmosje, nuk është nevoja të nënshkruajë Armando Prenga.
Statusi i plotë i Astrit Patozit në “Facebopok”
Lali Eri e qetësoi opozitën
Kishte një dilemë të madhe tek opozita për peticionin e OJQ-ve, ishte politik apo bëhej për atdheun. Debatin e mbylli Erion Veliaj, që firmosi, sepse tani asnjë nuk dyshon më që kjo nismë është e pavarur. Ndaj nuk është më nevoja që të nënshkruajë patjetër edhe Armando Prenga.











