• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA / Zakonet e vjetra, babai refuzon të takojë vajzën ende edhe pas 15 vitesh

admin by admin
26 February, 2017
in Kronika
0
HISTORIA / Zakonet e vjetra, babai refuzon të takojë vajzën ende edhe pas 15 vitesh
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“E Diela Shqiptare” që vjen në ekranin e Televizionit Klan çdo të diel, solli në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e një vajze me babain e saj, të cilët kanë humbur 15 vite nga jeta e tyre pa u takuar, për shkak të një zakoni në një fshat të Tropojës. Vitoria na rrëfen historinë e saj në studio dhe ka ardhur për t’i kërkuar falje të atit, pasi i ka thyer zemrën.
“Unë kam 15 vite që jam martuar dhe nuk shkoj te familja sepse kam marrë burrin me dëshirën time dhe familja ime nuk e donte. Ne kemi qenë komshinj, pra jemi lindur dhe rritur aty dhe mbajmë të njëjtin mbiemër. Arsyeja që babait tim nuk ka pëlqyer kjo lidhje e imja është se jemi rritur në një vend, pasi tradita e zonës së Tropojës kështu e ka”.
Ajo më pas rrëfen në studio për njohjen me bashkëshortin e saj.
Që në moshë të vogël ajo u dashurua me djalin e lagjes dhe për një kohë shumë të gjatë e kanë mbajtur të fshehtë dashurinë e tyre. Papritur një ditë u larguan nga shtëpia dhe erdhën në Tiranë. Nga kjo dashuri lindi një djalë, por kanë kaluar kaq vite dhe prindërit e Vitores ende nuk e kanë parë djalin 8 vjeçar. Ajo kurrë nuk e ka marrë guximin që të shkoj të takoj me babain e saj gjatë këtyre viteve. Pas dy viteve që u largua nga shtëpia lidhi sërish kontaktet me familjen dhe personi i parë ishte nëna, të cilën prej gjashtë muajsh nuk e ka më, pasi ka ndërruar jetë.
“E kam takuar në qytet në Bajram Curri, fshehurazi babit. Ajo më pranoi për këtë lidhje, por kishte frikë babin”.
Kur në jetë erdhi djali i Vitores, asnjë nga familjarët e saj nuk ishin të pranishëm për t’i qëndruar pranë në momentet më të bukura të jetës. Ata e kanë marrë vesh kur vetë Vitorja i ka njoftuar nëpërmjet telefonit, që është bërë me djalë. Gjatë këtyre 15 viteve në familjen kur Vitorja është lindur dhe rritur deri në moshën 16 vjeçare kanë ndodhur shumë gëzime ku vëllezërit dhe motrat e saj janë martuar dhe ajo nuk ka mundur dot të gëzojë bashkë me to. Ajo nuk ka mundur të jetë as edhe në ceremoninë mortore të nënës, për ta përcjellë drejt banesës së fundit. Një kalvar mundimesh e kanë mbërthyer Vitoren gjatë këtyre 15 viteve edhe pse me Kujtimin, bashkëshortin e saj ka një marrëdhënie të shkëlqyer, por prindi kurrë nuk mund të harrohet pavarësisht zgjedhjeve që bëjmë në jetë.
Ajo kërkon babain, që ta fali dhe e pranon që ia ka thyer zemrën, por dashuria për të është shumë e madhe. Janë 15 vite që nuk kanë asnjë kontakt me njëri – tjetrin vetëm për shkak të zakonit, që Vitorja e theu. Çdo ditë e më tepër ia ndjen mungesën saqë edhe në gjumin e trazuar e sheh nëpër ëndrra, por ai edhe aty i largohet. Ajo zgjodhi këtë format si formën më të mirë për ta parë babain e saj, për ta përqafuar, për t’i kërkuar falje për “rregullin që theu”, për t’i thënë se sa shumë e do, por Martini zgjodhi të mos ishte i pranishëm në rubrikën “Ka një mesazh për ty”. Njëlloj si përpara 15 vitesh, Vitorja gjendet sërish e vetme edhe pse e hodhi hapin e parë për tu pajtuar me babanë.

vitorja

Previous Post

Rrëfimi i 15-vjeçares: Ia mbatha nga martesa me shkuesi, për familjen isha e vdekur

Next Post

AKUZAT/ Brazil, djali i Pele-s dënohet me 12 vjet burg

admin

admin

Next Post
AKUZAT/ Brazil, djali i Pele-s dënohet me 12 vjet burg

AKUZAT/ Brazil, djali i Pele-s dënohet me 12 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.