Image GalleryGrevistët e Zharrëzës së Fierit e kanë kaluar jashtë natën e parë të protestës së tyre në Tiranë. Ata e kanë pritur mëngjesin e sotëm, shtrirë në trotuarin përpara ministrisë së Energjetikës, në pritje të mbajtjes së premtimit nga qeveria për ndalimin e shpërthimeve nëntokësore në fshatin e tyre dhe marrjen personalisht në dorë të akteve të ekspertimit që vlerësojnë dëmet në banesat e tyre.
Dje ata u përleshën me Policinë që nuk i ka lejuar të ngrenë çadra përpara ministrisë e arsyetimin se nuk kishin kërkuar leje për të protestuar. Megjithatë, grevistët janë ulur në trotuar dhe kanë qëndruar aty gjithë natën, pa çadra, në shi.












