Grevistët e Zharrëzës nuk ia kanë dalë të arrijnë një marrëveshje të mirë me zëvëndëskryeministrin Niko Peleshi.
Qeveria u ka premtuar atyre se do të nxjerrin një kat nënligjor sipas të cilit do të ndalohen shpërthimet e Bankers në Zharrëz.
Ndërkohë që lidhur me pretendimin e tyre se duhet dëmshpërblim 100% për 70 shtëpi të dëmtuara, qeveria premtoi se do të ngrinte një grup ekspertesh të cilët do të studionin nëse lëkundjet vijnë për shkak të Bankers. Nëse Bankers gjendet fajtor atëherë ato do të dëmshpërblehen 100%.
Grevistët kanë pranuar përgjigjen e qeverisë por kanë vendosur të qëndrojnë para ministrisë deri sa premtimet të bëhen realitet, raporton Droni.al.
Por a ka seriozitet nga qeveria me grevistët apo a janë serioz grevistët me kërkesat e tyre dhe bisedën me qeverinë.
Akti nënligjor i qeverisë për ndalimin e shpërthimeve përvcse kërkon kohë është nul. Ndalimi i shpërthimeve nuk bëhet me akt qeveritar. Bankers ka mbi dhjetë vjet që rikthen ujërat e ndara nga nafta në puset që nuk shfrytëzohen më. Janë ato ujëra që lëvizin mes shkëmbinjve dhe shkaktojnë termetet. Për të ndaluar këto tërmete, qeveria duhet të nxjerrë një kat nënligjor që ndalon ato ujëra që tashmë ajnë nën tokë të lëvizin mes shkëmbijve, gjë që është absurde. Ujërat do të vijojnë të lëvizin dhe mundtë shkaktojnë tërmete edhe 100 km larg prej atje ku janë hedhur varësisht nga strukturat shkëmbore.
Nuk ka nevojë për shumë ekspertizë nga qeveria. Fenomenti është i njohur tashmë edhe nga literatura e kërkimeve në naftë, edhe nga rastet konkrete në vende të tjera e vecmas në SHBA, Oklahama ku po ndodh i njëjti fenomen i cili tashm është zbardhur prej tyre. Droni.al
Lexo me shume: http://droni.al/web/Ja_pse_ndodhin_termetet_ne_Sharrez_njesoj_si_ne_Oklahama_34431_1.php












