Një lopë race mori vrapin nëpër rrugët e Parisit, pasi kishte dalë nga mjediset e panairit të blegtorisë. Lopa i vuri në ndjekje intensive punonjësit e panairit, deri sa arritën ta kthejnë brenda perimetrit të rrethuar.
Vetëm për këtë “tentativë arratisjeje” e meriton çmimin e parë, ndër vlerësimet që jep panairi që fillon nesër, aktiviteti kryesor i blegtorisë në Francë.












