Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar heqjen e kioskave të shitjes së gazetave në kryeqytet.
Vendimi për “shkuljen” e kioskave që kanë mbi 20 vjet që qëndrojnë e regëtojnë gazeta, vjen pas “nguljeve” që Erion Veliaj ju bëri dhjetëra kioskave klienteliste rrugëve e shesheve të kryeqytetit.
Për këtë “reformë territoriale”, bashkia ju ka dërguar nga një shkresë gjithë pronarëve të kioskave, duke ju lënë vetëm dy ditë afat për heqjen e tyre “vullnetarisht”, në të kundërt do të hiqen forcërisht.












