Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri replikoi në distancë sot me kreun e antimafies italiane Franco Roberti, që deklaroi një ditë më parë se është trefishuar sasia e kanabisit që niset drejt Italisë.
Sipas ministrit Tahiri flitet shumë për kanabisin pasi policia po lufton kanabisin.
“Askush nuk u fshihet shifrave. Ne i dimë shifrat sepse kemi bashkëpunuar me Guardia di Financa. Sot po sulmohet Policia për kanabisin për shkak se po lufton çdo ditë me këtë fenomen. Në krahasim me kohën e PD, shifrat as mund të krahason. Këtë vit i japim fund këtij fenomeni”.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli në një aktivitet ku u lancua projekti ‘Policimi në Komunitet’, sipas zyrës së shtypi. Policimi në komunitet është një projekt që ka nisur që në vitin 2008 në ministrinë e Brendshme.











