• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Oops!” Lufta e Tretë Botërore

admin by admin
24 February, 2017
in Rajoni
0
“Oops!” Lufta e Tretë Botërore
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po sikur të ndodhë sot? I jemi afruar shumë pranë disa herë. Por për fat të mirë, atëherë kishte burra në gjendje që të kuptonin gabimin. Sot…

Antonio Ferrari

Shkrimtari dhe studiuesi Andreas PIeralli, që jeton në Pragë dhe me të cilin kam pasur rastin të bashkëpunoj në disa konferenca, në homazh të të madhit Vaslav Havel, më shkruan se ka shumë dyshime mbi forcën ushtarake dhe ndikimin e Vladimir Putinit në Lindjen e Mesme. Andreas citon një tabelë të saktë mbi shpenzimet ushtarake të Moskës. Shpenzime që rezultojnë më të larta se vetëm 50% të atyre të Japonisë paqësore, e cila jeton në një territor me dimensione modeste dhe pa burime natyrore. Sipas grafikut, vendet e NATO-s, të gjithë bashkë, arrijnë pothuaj gjysmën e shpenzimeve ushtarake botërore. Rusia, pra, do të dukej vetëm si një hirushe, pa një mburojë të përshtatshme për të mbrojtur territorin e saj gjigand dhe kënaqur ambiciet e veta.
Megjithatë, kujdes! Një herë e një kohë konsiderohej vendimtar armatimi. Sot nuk është më kështu. Puna e shërbimeve të fshehtë, e manipulimit elektronik, e luftës kibernetike është bërë vendimtare. Hackerat nuk kanë kursyer askënd, duke filluar nga SHBA, dhe tani shqetësojnë Gjermaninë dhe fuqi të tjera të mesme e të mëdha. Rusia, po ta shohësh mirë, në këtë fushë është shumë e përparuar, dhe për shkak të eksperiencës në të kaluarën. Sigurisht, nuk e shqetësojnë kritikat dhe morali për të drejtat e njeriut.
Rreziku është që, në këtë botë të bërë lëmsh, e cila ka harruar historinë dhe nuk praktikon mençurinë praktike, manipulimet mund të bëhen eksponenciale, nëse shumëzohen me një gabim fatal. më ka lënë shumë mbresa një artikull-investigim i revistës “New Yorker”, palestër e gazetarisë më të mirë planetare, të cilën ua rekomandoj të gjithëve për ta lexuar. Ka dalë për Krishtlindje, dhe ndoshta shumëkush nuk e ka vënë re, edhe pse titulli ishte një shuplakë në fytyrë: “Lufta e Tretë Botërore, gabimisht”.
Autori, Eric Schlosser, rrëfen ankthin që u përjetua orën 2.30, natën e 3 qershorit 1980, kur Qendra Kombëtare e Komandës Ushtarake sinjalizoi një alarm makthi: BRSS sapo kishte nisur një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara. Sapo kishte filluar pushtimi rus i Afganistanit dhe marrëdhëniet mes dy superfuqive ishin të tensionuara. Ndoshta po materializohej kriza më e rëndë që prej asaj të raketave kubane, me Kennedyn dhe Hrushovin shumë pranë një konflikti shkatërrimtar dhe katastrofik. Një krizë që u kapërcye në sajë të mençurisë së të dyve.
Telefonata e 3 qershorit 1980 i erdhi Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Jimmy Carter, Zbigniev Brzezinski, i cili padyshim ishte duke fjetur. Në anën tjetër të linjës, gjenerali Uilliam Odom e informoi atë se mbi dyqind raketa ishin nisur kundër Shteteve të Bashkuara nga nëndetëset sovjetike. Brzezinski, me ftohtësi, i kërkoi Odomit një verifikim të fundit, para se t’i telefononte Shtëpisë së Bardhë dhe t’i sugjeronte Carterit kundërsulm të menjëhershëm. Me pak fjalë, hakmarrjen e pashmangshme vdekjeprurëse. Për fat të mirë, Odomi menjëherë telefonoi sërish, për të kërkuar falje. Një gabim, një chip i vogël me defekt, që kushtonte vetëm gjysmë dollari, kishte shkaktuar alarm të rremë.
Nuk është i vetmi rast i ngjashëm. Të tjerë kanë ndodhur edhe në kohë të mëvonshme, por të paktën ekzistonte garancia që burra të përgjegjshëm, dhe të shkathët në kuptimin e gabimit të mundshëm, kanë ruajtur nervat e forta, pavarësisht sulmeve verbale paka  shumë propagandistike mes dy palëve, si për shembull Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini. A jemi të sigurt që sot nuk do të mbizotërojë vrulli fatal dhe tragjik? “Sette” – përktheu www.bota.al

screen-shot-2017-02-24-at-16

Previous Post

VIDEO/ Itali, shqiptari alarmon kalimtarët, policia e neutralizon duke përdorur sprajt djegës

Next Post

ULTIMATUMI/ Dy ditë afat, bashkia e Tiranës pasi nguli kioskat e saj klienteliste, fillon shkuljen e kioskave të gazetave

admin

admin

Next Post
ULTIMATUMI/ Dy ditë afat, bashkia e Tiranës pasi nguli kioskat e saj klienteliste, fillon shkuljen e kioskave të gazetave

ULTIMATUMI/ Dy ditë afat, bashkia e Tiranës pasi nguli kioskat e saj klienteliste, fillon shkuljen e kioskave të gazetave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.