Kreu i Kuvendit, njëherazi dhe i LSI-së Ilir Meta, ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Zonë e lirë”të Arian Çanit, në TV Klan.
I pyetur nga Çani për mundësinë e një darke me kreun e PD-së Lulzim Basha, nuk e ka përjashtuar.
“Lulzim Basha është i mirëpritur nga unë si kryetar i Kuvendit. Në çdo moment jam i gatshëm ta takoj, sikurse edhe e kam takuar”, u shpreh Meta.
I pyetur për mundësinë e bërjes kryeministër, si një “kusht” i koalicionit me Edi Ramën, ai i është shmangur përgjigjes.
“Kemi çështje më të rëndësishme, si reforma zgjedhore”, u përgjigj Meta.











