Kur Knut Fleckenstein, raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, u takua me Lulzim Bashen, kreun e opozitës në Shqipëri, këtë javë, një person që duhet të ishte bashke me ta nuk ndodhej atje: Kjo ishte Ambasadorja Romana Vlahutin, kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Basha ka kërkuar që ambasadori Vlahutin të lihet jashtë takimit, një dalje nga protokolli për takime të këtij lloji. Lideri i opozitës së Shqipërisë argumentoi se do te publikonte disa fakte tek Fleckenstein për të cilat ambasadorja e BE-së nuk gëzonte besimin e opozitës, shkruan Tirana Times.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i opozitës shqiptare thotë se ambasadorja e BE-së nqë Tiranë nuk është e besuar. Duket qartë se sa Partia Demokratike është e shqetësuar se Vlahutin ka kaluar vijën e kuqe, transmeton DRONI.al.
Në lajmet e fundit, shkruan e njejta gazete, kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka thënë në intervista televizive se ambasadorja e BE-së i kishte kërkuar Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të arrestuar politikanë të lartë, dhe një burim diplomatik tregon, se vetë Berisha ishte në krye të listës.
Llalla informoi Presidentin Bujar Nishani, eprorin direkt në Këshillin e Drejtësisë për kërkesën. Nishani, një ish-zyrtar i lartë në Partinë Demokratike, duket se i ka kërkuar Vlahutinit për të shpjeguar kërkesën dhe bazën e saj per arrestimin e ish-Kryeministrit te vendit.
Një zyrtar i lartë në Partinë Demokratike tha për Tirana Times se Vlahutin ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së në Shqipëri me “të qenit një mbështetës emocionale e qeverisë dhe kryeministrit”, duke shtuar se ky mendim ndahet më gjerë, jo vetëm nga opozita.
Vete Berisha ka bërë public faktin se aktivistë të njohur socialistë dhe mbështetës të kryeministrit janë të punësuar në stafin e Vlahutin në Tiranë.
Vlahutin ka nje karriere te pazakontë për një ambasador të BE-së. Një shtetase kroate, e cila më parë ka punuar si keshilltare për presidentin e vendit të saj përpara se të dërgohet në Shqipëri si përfaqësues i BE-së ne 2013 pas pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. DRONI.al












