• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SI NDODHI VRASJA/Masakra e Çoles, familjarët i shkruajtën Presidentit

admin by admin
23 February, 2017
in Kronika
0
SI NDODHI VRASJA/Masakra e Çoles, familjarët i shkruajtën Presidentit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali që ka shpërthyer në Prokurorinë e Përgjithshme duke detyruar Kryeprokurorin të shkarkojë një drejtor dhe një prokuror u njoftua pak ditë më parë. Familjarët e viktimave të masakrës së Coles në vitin 2015 i nisën një letër Presidentit të Republikës ku i tregonin se si prokurorët po mbronin vrasësit. transmeton Droni.al.

Sot të jepej vendimi në Gjykatën e Lartë ndërkohë që trupi gjykues kishte një mbrojtje të prokurorëve që u hiqte fajin atyre që ishin dënuar si vrasës në dy shkallët e gjykatave dhe mbështetur në këto vendime nga Prokuroria e Vlorës.

Ngjarjandodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Si ndodhi krimi

Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjerin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).

Më konkretisht, ka rezultuar se Albi Limaj kishte në përdorim numrin telefonik 0698981270 ndërsa shtetasi Ardi Velaj kishte në përdorim numrin telefonik 0698917379 ku janë rezultuar komunikime telefonike.

Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj.

Më pas, komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim. Rreth orës 14.00 të dt 07.04.2015, në drejtim të kafe „Ador” janë filmuar duke ecur sëbashku shtetasit Ardi Velaj dhe Haki Rakipi, njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.

Më pas, shtetasit Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë futur në njërën nga hyrje të lokalit (lokali ka dy hyrje) duke u futur fillimisht në verandën e lokalit. Ata kanë qëndruar në verandë përballë njëri-tjetrit duke biseduar dhe pirë cigare.

Pas rreth një-dy minuta (kohë fizike), në hyrjen tjetër që të fuste në verandën e lokalit „Ador” janë parë duke hyrë sëbashku shtetasit Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj.

Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit „Ador” i pandehuri Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ka goditur me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht në drejtim të shtetasit Ardi Velaj.

Si pasojë e goditjes me armë zjarri, shtetasit Ardi Velaj i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë (pra në anësore) dhe se pistoleta që ishte pranë shtetasit Ardi Velaj nuk ka realizuar asnjë qitje.

Po kështu, nga i pandehuri Aleksandër Llanaj është goditur më pas, fillimisht në gjoks, shtetasi Haki Rakipi, i cili kishte armë pa viaska, fiksuar në vendngjarje, me të cilën ka goditur tetë herë (sipas aktit të ekspertimit kimik kishte faktor të qitjes) të gjetura në vendin e ngjarjes që i përkasin kësaj arme.

Rezulton se shtetasi Haki Rakipi është goditur për herë të dytë nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj në kokë, në pjesën e djathtë të tij (pra në anësore).

Nga automjeti tip BMV, me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Aliaj, i cili pasi është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij.

Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali „Ador” nga e njëjta hyrje që edhe është futur në verandën e tij, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj, ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit nga ku ishin futur dhe qëndronin në verandë të shtrirë në tokë kufomat e shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin BMV X5, me targa AA 323 AO që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit. Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Aliaj me të cilin kanë komunikuar dhe ku i ka dhënë armën e luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet.

Më pas, i pandehuri Bertil Alliaj dhe i pandehuri Ani Begaj si nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet edhe të shtetasit Albi Limaj për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, i pandehuri Bertil Aliaj është larguar me vrap. Gjatë largimit të tij, pandehuri Bertil Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka faktor plotësues të qitjes në dorë.

Ndërkohë që i pandehuri Bertil Alliaj është larguar midis pallateve, i pandehuri Ani Begaj ka dërguar në spital të pandehurin Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur. Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar kufoma e shtetasit Albi Limaj.

Nga kqyrja e kufomës rezulton se në trupin e viktimës vihet re një goditje me armë që i ka shkaktuar vdekjen dhe se gjatë kqyrjes i është gjetur një predhë.

Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur shtetasit Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokal „Ador” ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj.

Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Alekësandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin).

Në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj, i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen.

Përfundimisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të „Vrasjes në rrethana cilësuese” të parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal (të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj) të kryer në bashkëpunim sipas nenit 25 të Kodit Penal në lidhje me shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, si dhe „Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Ndërsa të pandehurit Bertil Alliaj dhe Ani Begaj kanë konsumuar secili më vete veprën penale të „Vrasjes në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim” (në të dëm të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj) të parashikuar nga neni 79/dh-25 të Kodit Penal dhe „Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit në ambiente publike” të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Akuza ndaj bazohet në procesverbalin e kqyrjes së vendit të ngjarjes, aktet e ekspertimit kimik, aktet e ekspertimit balistik, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, tabulatet telefonike, përgjimet e kryera, procesverbali për kqyrjen e pamjeve filmike, thëniet e personave të pyetur si deklarues etj.

Previous Post

EMRAT/Llalla pezullon 2 prokurorë, dolën në krah të vrasësve

Next Post

MASAKRA E COLES/Cfarë dënimesh dhanë dy gjykatat në Vlorë

admin

admin

Next Post
MASAKRA E COLES/Cfarë dënimesh dhanë dy gjykatat në Vlorë

MASAKRA E COLES/Cfarë dënimesh dhanë dy gjykatat në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.