Drejtori i Anti-Mafias italiane Franco Roberti deklaroi sot në një dalje për mediat në Tiranë tha se bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe italiane ka qenë shumë i mirë për të luftuar trafikun e dorgës nga Shqipëria drejt Italisë. Shkëmbimi i informacionit në kohë reale është i rëndësishëm. Kemi interes që të luftojmë jo vetëm trafikimin e drogës por edhe korrupsionin.
Organizatat kriminale kërkojnë të infiltrojnë njerëzit e tyre në institucionet publike. Lufta kundër korrupsionit e bën efektive luftën kundër trafikut të drogës. Ky është hapi i parë në këtë takim dhe në të ardhmen do të ketë hapa të tjerë.
Roberti ka planifikuar edhe disa takime të tjera në Tiranë.
Edhe pse nuk dihet zyrtarisht qëllimi i vizitës, e vendosur në kontekstin e sekuestrimit të drogës në brigjet italiane dhe lufta ndaj krimit duket se janë temë e diskutimit.
Vetëm në 2017 në Itali janë kapur disa dhjetra ton kanabis të nisura nga Shqipëria.












