“Qytetarët shqiptarë janë ngritur dhe kanë marrë një vendim: Nuk do të ketë kthim prapa në demokraci fasadë, parlament fasadë të diktuar nga krimi dhe droga”, tha kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Kreu i PD përshëndeti qytetarët durrsakë që u përfshinë në debatin e Parlamentit në cadër për të shpëtuar qytetin nga babëzia e kryetarit të bashkisë për të shitur betonin e tij.
“Miliona euro beton hidhen për fasada ndërkohë që mijëra të rinj nuk marrin dot një kredi për të pasur një shtëpi. Ja cfarë ndodh kur krimi dikton zgjedhjet. Kjo është një orë zgjimi për shqiptarët: Kurrë më zgjedhje nga bandat dhe krimi, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme që nisin me largimin e qeverisë”, deklaroi kreu i opozitës që po drejton protestën më të madhe të opozitës në 20 vitet e fundit por ndërkohë edhe protestën më delikate për nga misioni dhe rrethanat që ka marrë përsipër.
Lidhur me reformen en drejtesi basha tha se opozita nuk ka frike vettingun, frike nga vetingu kane ata qe bashkepunojne me krimin. Nese duan vetting te ndryhsojme 7 ligjet bashke pasi u bene pershesh nga qeveria. Ne jemi gati.Droni.al











