Ka nisur punimet Parlamenti në cadrën e protestës përmes ngritjes së flamurit kombëtar dhe më pas zënies vend të deputetëve në stolat e cadrës.

Kjo është hera e parë që Parlamenti i Shqipërisë mblidhet në dy vende njëhkosisht, në sallën e seancave plenare ku kanë mbetur vetëm deputetët e qeverisë dhe në cadrën e protestës.

Dita e enjte është dita e seancave plenare. Kryetari i PD-së, Basha lajmëroi thirrjen e parlamentit në cadër duke ftuar të gjithë deputetët me përjashtim të 19 prej tyre që janë subjekt i dekriminalizimit.Droni.al












