Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e saj të gjashtë. Ndërkohë, drejt Tiranës janë nisur qindra studentë nga Shkodra, Korça dhe qytete të tjera. Ata do ti bashkohen protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa në orën 16:00 ata do të priten nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Më pas në çadrën e protestës së opozitës do të zhvillohet dhe një bashkëbisedim mes studentëve dhe përfaqësuesve politikë që ndodhen aty.












