Një 52-vjeçar nga fshati Dushk i Lushnjës ka gjetur vdekjen mesditën e sotme. 52-vjecari Behar Shpata ka qenë duke frezuar tokën e tij kur në një moment ai ka zbritur dhe ka dashur të pastrojë frezën e cila ishte e bllokuar.
Ky moment ka qenë fatal për Behar Shpatën pasi freza nuk ka qenë e stakuar por e ndezur, gjë e cila ka marrë pas vetes 52-vjeçarin. Edhe pse i është ofruar ndihma e parë nga fermerët e tjerë që ishin aty pranë ai nuk ka mundur të shpëtojë. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupi të 52-vjeçarit nga zetori.












