Drejtori i Anti-Mafias italiane Franco Roberti ndodhet në Tiranë dhe sapo ka përfunduar takimin me Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Adriatik Llalla. Roberti ka planifikuar edhe disa takime të tjera në Tiranë.
Edhe pse nuk dihet zyrtarisht qëllimi i vizitës, e vendosur në kontekstin e sekuestrimit të drogës në brigjet italiane dhe lufta ndaj krimit duket se janë temë e diskutimit.
Vetëm në 2017 në Itali janë kapur disa dhjetra ton kanabis të nisura nga Shqipëria. Droni.al











