Grevistët e Zharrësës dhe banorë të tjerë të fshatit që po shkatërrohet nga Bankers kanë nisur “Marshimin e Drejtësisë”.
Më shumë se 40 persona janë nisur për në Tiranë që ti bashkohen protestës në “çadrën e lirisë” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata prej kohësh janë duke protestuar për shkatërrimin e banesave të tyre nga ana e shpërthimeve të kompanisë Bankers, por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje nga qeveria.











