Ndërkohë që protesta para kryeministrisë pritet të zgjerohet më tej në të gjithë vendin, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e PS-së nëpër qarqe dhe disa sekretarë.
Në fakt kjo është edhe kryesia de facto PS, përmes të cilës merren dhe zbatohen vendimet më të rëndësishme.
Takimi po zhvillohet në selinë e PS-së.
Ky është takimi tjetër i rëndësishëm i partive në qeveri pas mbledhjes së kryesisë që ka lajmëruar LSI.












