• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta zbulon detaje rreth darkës me Ramën

admin by admin
22 February, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Meta zbulon detaje rreth darkës me Ramën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Kuvendit Ilir Meta foli shkurt sot pasdite për darkën enigmatike që kishte me Kryeministrin Rama, Pavarësisht rezervimit në deklaratë meta tha se ka biseduar ndër të tjera për standardet e zgjedhjeve.

“Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo çështje e domosdoshme dhe së dyti rëndësinë e dialogut për të garantuar standardet më të larta evropiane të zgjedhjeve më 18 qershor dhe kjo kërkon klimë dialogu dhe bashkëpunimi.

Negociatat nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i vettingut dhe pa u realizuar zgjedhjet me standarde të larta në 18 qershor. Të ecim përpara. Të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori të japë standardin më të lartë të zgjedhjeve”, tha Meta.

LSI do të mbajë një mbledhje të papritur të kryesisë sot pasdite.

Prononcim për median i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Z. Meta dje keni pasur një darkë shumë të gjatë me z. Rama. Ishte një darkë e qetë e udhëhequr nga filozofia që ju keni z. Meta me “qetësi dhe dashuri” apo me tone të larta dhe mungesë konsensusi siç raportojnë disa media sot?

Po t’i referohesh z. Balliu mund të ketë gjera më serioze, por ajo që dua të them është që ky është një komunikim i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues.

Do të thotë që nuk keni diskutuar fare për kërkesën e opozitës për një qeveri teknike?

Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe në çështje specifike. Dy çështje dua t’i nënvizoj. Rëndësinë e vazhdimit të reformës në drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente dhe kjo është e domosdoshme.

Dhe së dyti, rëndësinë e dialogut për të garantuar zgjedhjet më të larta të standardeve evropiane më 18 qershor dhe kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi.

Dialogu për opozitën?

Po, patjetër që dialogu me opozitën është kyç dhe për integrimin evropian.

Po ku do të zhvillohet ky dialog z. Meta, sepse opozita është jashtë parlamentit dhe do të rrijë të paktën siç ka thënë jashtë parlamentit deri sa të plotësohet kërkesa e saj për qeveri teknike?

Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, sepse mazhoranca ka edhe qeverinë. Kështu që opozita parlamentin ka. Dhe është gjithnjë e mirëpritur në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde me të lart për zgjedhjet e 18 qershorit.

Do ta prisni që të vijë apo do të ketë negociata që ajo do të rikthehet në parlament?

Ju e dini që për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësohet dhe të rritet besimi i shqiptarëve në radhë të parë tek zgjedhjet, por edhe të përmirësohet klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishëm të ecjes përpara të reformës në drejtësi.

A keni nisur negociatat z. Meta? Të paktën me Opozitën, pasi ajo thotë që Parlamenti është te çadra te “shtëpia e lirisë”….

Tani, negociatat nuk hapen pa u zbatuar Vetting-u dhe pa u realizuar zgjedhjet e standardeve. Meqenëse përmendet negociatat, ato nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i Vetting-ut, që do të thotë kushtetuese dhe ligjore. Dhe së dyti, pa u realizuar dhe zgjedhje të standardeve më të larta në 18 qershor. Hajde bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime në mënyrë që të hapen ato që janë negociatat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Si do t’i bëhet me komisionet e Vetting-ut z. Meta? Javën tjetër duhet të zgjidhen komisionet e Vetting-ut. Opozita nuk vjen dhe pa të nuk mund të ketë ngritje të komisioneve…

Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparente të gjitha procedurat që i takojnë dhe do të përpiqemi të krijojmë klimën më të mirë konstruktive për të ecur në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve që Kuvendi ka miratuar për reformën në drejtësi.

Edhe diçka të fundit z. Meta, mbledhja e kryesisë vjen si pasojë edhe e takimit të mbrëmshëm që patët me Kryeministrin Rama?

Mbledhja ka qenë e planifikuar më parë në vijim të angazhimit të vazhdueshëm të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Do të ketë një vendimmarrje në këtë mbledhje edhe për fatin e koalicionit? Apo darka e djeshme e ka zyrtarizuar tashmë që ju do të vazhdoni së bashku edhe pas 18 qershorit?

Unë mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet dhe t’i japë një impuls të fuqishëm të gjithë reformave integruese të vendit.

Previous Post

Kanabis, transporti me Postën Shqiptare

Next Post

Rama mbledh urgjent “kryesinë” e PS

admin

admin

Next Post
Rama mbledh urgjent “kryesinë” e PS

Rama mbledh urgjent “kryesinë” e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.