• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eurodeputeti Fleckenstein: Normale të rrëzosh qeverinë, s’ka negociata me BE pa zgjedhje të lira e të ndershme

admin by admin
22 February, 2017
in Politika
0
Eurodeputeti Fleckenstein: Normale të rrëzosh qeverinë, s’ka negociata me BE pa zgjedhje të lira e të ndershme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputeti Knut Fleckenstein zhvilloi sot një konferencë shtypi nga selia e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Pas takimeve të zhvilluara në Tiranë raportuesi është shprehur se të rrëzosh qeverinë është normale dhe po aq normale është që opozita të protestojë.
Eurodeputeti ka qenë i prerë se Shqipëria nuk do të pranohet të hapë negociatat për anëtarësim nëse nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Fleckenstein nuk ka ngurruar të komentojë edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, për përfaqësues sorosianë në Tiranë, komente të bëra mbrëmë në një emision televiziv.

Deklarata e plotë e Knut Fleckenstein


kndut fleckenstein-1-655x356“Kjo që do të them nuk ka të bëjë me një kryeministër apo udhëheqës opozite, ndaj më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me ju. Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv dhe ndonjëherë ka edhe keqkuptime. Por kjo nuk është një beteje private e Donit, Romanës apo Knutit, po ne jemi ama tërësisht të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet  e BE dhe autoritetet e SHBA.
Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.
Kjo reformë nuk bëhet që të na kënaqë, ne as për zotin Junker apo zonjën Merkel, por e gjithë kjo bëhet për të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë që ata të kenë prokurori dhe gjykata më të mira. Ne të gjithë e dimë se kjo është bazamenti dhe themeli i gjithë asaj që bëjmë ne që të jetë e suksesshme lufta kundër krimit të organizuar.
Pas miratimit të reformës, tani të gjithë duhet të tregojnë se e gjithë ajo ka qenë prej vërteti dhe ne të gjithë e dimë se procesi i Vettingut është kyç. Nga ky proces keni për të parë që ka një numër njerëzish që janë punëtorë dhe të mirë.
Ne po ashtu biseduam me ministrin e Drejtësisë dhe ministren e Integrimit Evropian dhe menduam se mund të ketë disa probleme teknike, siç mendojnë ata dhe mund të na duhet një lloj marrëveshje apo dakordësie ndërmjet BE-së nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër.
Meqenëse të gjithë dëshirojnë të njëjtën gjë, ministrja e Integrimit ka të drejtë kur thotë se këto probleme mund të zgjidhen brenda dy ditësh. Ne jemi këtu që së bashku me të gjithë politikanët shqiptarë të përgjegjshëm të luftojmë për këto synime të përbashkëta.
Unë nuk do të ndërhyj, as do të bëjë komente për protestën që po bëhet sepse kjo është çështje e brendshme dhe natyrisht që është e drejta e opozitës që të protestojë.
Bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë, mënyra jo e duhur, sidomos për ata zgjedhës që kanë votuar për deputetët e Kuvendit. Ndaj u kërkoj kolegëve, miqve të mi në PD, që ata të vazhdojnë të bëjnë atë që është e nevojshme, por të kthehen në punë. Madje ju siguroj se ky nuk është vetëm mendimi i Knut Fleckenstein apo i Mogherini apo i Vlahutin, por i të gjithë neve.
Në mënyrë që ne të ndajmë ndarjen 50 me 50 në komisione, u them kolegëve të mi të PD “mos na jepni ndjesinë se e keni keqpërdorur këtë” ndaj minimalja që ju kërkoj është që të shkoni në komisione dhe mos ndaloni procesin e Vettingut apo rivlerësimit apo Reformën në Drejtësi.
Më lejoni të them pak fjalë për zgjedhjet. Natyrisht që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.
Do të jap katër shembuj. Ashtu si në të gjitha vendet në fakt, transparenca për sa i përket financimit  ka rëndësi, kush i ka dhënë fonde apo para partive për fushatën e tyre.
Ka dhe rregulla të caktuara edhe për median gjatë fushatës që të shikojnë se cilat janë aktivitetet që kanë vërtet partitë politike.
E di që ka pasur diskutime për sanksione apo gjoba për blerjen e votës. E rëndësishme më duket edhe çështja gjinore.
Ne kemi dëgjuar nga ODIHR që nga njëra zgjedhje në tjetrën janë bërë hapa përpara dhe ne tani të gjithë mendojmë që të bëhen hapat e tjerë të mirë përpara. Unë kam besim që ne kemi një panoramë tejet të qartë për zgjedhjet. Kjo për arsye se do të kemi OSBE/ODIHR si dhe OJQ nga Shqipëria që do të vëzhgojnë zgjedhjet.
Në fakt u bë kohë që ne flasim për çështjen e dekriminalizimit. Dhe tani partitë politike duhet ta tregojnë qartë këtë gjë se e kanë me të vërtetë këtë gjë për kandidatët e tyre me listat e tyre për zgjedhje. Unë mendoj se të gjithë votuesit në Shqipëri duhet të shikojnë me imtësi listat e deputetëve jo një, por dy herë dhe të mos votojnë për ndokënd që është kriminel. Ama vërtet shpresoj që partitë politike do ta bëjnë punën e tyre siç kanë rënë dakord me ligjin përkatës. Është një shprehje amerikane që “deri tani kemi dëgjuar fjalë e tani duam të shikojmë vepra” e në fakt tani është momenti që të gjithë ata që kanë pasur mundësinë të tregojnë që atë votuan pro, ta bëjnë në realitet.
Unë e kam dëgjuar shumë fjalën dinjitet dhe jam dakord me të gjithë ata që këtu nuk bëhet fjalë për dinjitetin e politikanëve, por të qytetarëve dhe të drejtat e qytetarëve në Shqipëri. Shpresoj se kur të kthehem sërish në shtator në Shqipëri ju të keni pasur zgjedhje të mira dhe që të mos ketë ndaluar zbatimi i Reformës në Drejtësi që ne pastaj të ndërmarrim hapat e tjerë. Dhe unë vërtet mendoj se qytetarët e Shqipërisë e meritojnë këtë gjë dhe unë do të bëj pjesën time”.

Previous Post

Denoncon ish-deputeti i PS-së: Ndokajt më kërcënuan me armë, policia fsheh ngjarjen

Next Post

Çfarë pritet të ndodh, Agron Duka takon edhe Koço Kokëdhimën

admin

admin

Next Post
Çfarë pritet të ndodh, Agron Duka takon edhe Koço Kokëdhimën

Çfarë pritet të ndodh, Agron Duka takon edhe Koço Kokëdhimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.