Prokuroi i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka bërë ët ditur se ka ende material për deputetë të lidhur me krimin. Pas 6 emrave që kërkoi heqjen e mandatit, Llalla ka thënë se do të ketë deputetë të tjerë, të cilëve mund t’i hiqet mandati për shkak të dekriminalizimit.
“Procesi i dekriminalizimit, është proces në vazhdimësi. Ka një dyndje denoncimesh nga ana e qytetarëve. Për momentin nuk mund të përmendin emra. Në përfundim të hetimit do të bëhen publike edhe emrat”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm.
Deklarata është bërë në analizën e prokurorisë së Fierit, ku Llalla paralajmëroi nisjen e hetimeve për tërmetet në Zharrëz.
Prej më se dy javësh banorët e zonës janë në grevë urie për dëmet që i janë shkaktuar nga shpimet e naftës.











