Dy Eurofighter Typhoon kanë shoqëruar një avion pasagjerësh të Jet AirWays i nisur nga Mumbai drejt Londrës.
Mjetit i janë afruar dy avionë ushtarak gjerman, teksa fluturonte në qytetin e Cologne, pasi piloti nuk është përgjigjur në radio.
Problemi, i cili është zbuluar më pas, ka qenë thjesht një çështje teknike. Kontaktet u vunë sërish falë kanaleve të emergjencës.
Avioni në fund ka arritur të ulet në Londër. Pamjet e Boing 777 i cili shoqërohet nga avionët ushtarak, janë filmuar nga nja avion i British Airways i cili udhëtonte në një njëjtën vijë ajrore me avionin Indian.











