Foto ilustruese
Një pallat u përfshi nga flakët sot në mbrëmje në qytetin e Gramshit duke vënë në rrezik edhe banorët si dhe disa banesa pranë.
Nga raportimet e para thuhet se rrezikohen banesat pranë, ku ndodhet edhe komisariati i Policisë.
Zjarri është i fuqishëm dhe ka rënë në katin e tretë të pallatit. Zjarrfikëset kane shkuar në vendin e ngjarjes.
Kryebashkiakja Luljeta Dollana duke folur për Report Tv tha se po punohet per shuarjen e zjarrit teksa konfirmoi se nuk ka te lenduar por vetem deme materiale.











