Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë e saj për të vendosur mbi hapat e radhës së protestës, ecurinë e saj apo edhe “përshkallëzimin” e paralajmëruar më parë nga opozitarët.
Kjo mbledhje vjen në një kohë kur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë është futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj premtojnë vazhdimin pa afat deri në plotësimin e kushteve për zgjedhjet e lira me qeveri teknike dhe jo Ramën Kryeministër.
Mësohet se mbledhja e Kryesisë mund të zhvillohet në orën 14:00.











