Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, raportuesi Knut Fleckenstein nis mbrëmjen e nesërme vizitën treditore në Tiranë.
Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.
Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.











